Disa studentë të Lëvizjes Studentore Studim, Kritikë, Veprim, kanë pritur me fishkëllima fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një seminari në një nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Studentët protestues e quajtën Enver Hasanin shkelës të Kushtetutës, duke e pritur me fishkëllima fjalimin e tij. Njësoj vepruan edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Pas kësaj, pjesëtarët e Sigurimit si dhe Policia e Kosovës kanë ndërhyrë, duke larguar me forcë aktivistët e kësaj lëvizje studentore.
Kontrolloni gjithashtu
Bekim Jashari: Beteja e Gllogjanit dhe ndërhyrja e NATO-s, janë themelet e lirisë së Kosovës
Bekim Jashari ka përkujtuar 28-vjetorin e Betejën e Gllogjanit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
