Covid

Gjatë 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjeve me virusin korona, 294 raste pozitive, ndërsa 482 janë shëruar

Gatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 35 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Brenda kësaj kohe janë raportuar 17 raste të vdekjeve me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 203 raste nga 165 mijë e 583 të dyshimtë me virus. Prej muajit mars e deri tani janë regjistruar  1 mijë e 220 raste të vdekjeve shumica dërrmuese me sëmundje të tjera shoqëruese.   Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34 mijë 637, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …