Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll dhe se masat kufizuese, që po zbatohen nga 11 nëntori, kanë treguar rezultat të kënaqshëm. “Në dy-tri ditët e fundit, numri i rasteve të reja së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se situata është stabilizuar, është parandaluar rritja eksponenciale dhe situata është nën kontroll dhe mjekët nëpër spitalet tona janë duke e përballuar fluksin e qytetarëve, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Odave Ekonomike. Megjithatë, ai ka thënë se situata nuk pritet të përmirësohet në javët në vijim, dhe se një trend i ngjashëm ka përfshirë gjithë Evropën, ka shtuar mes tjerash ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …