Fehmi Mehmeti: BQK ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thotë se ekonomia në vend ka shënuar rënien më të madhe në 20 vite

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti në konferencën vjetore me gazetarë ka prezantuar punën e këtij institucioni gjatë këtij viti. Ai tha se ekonomia në vend ka shënuar rënien më të madhe në 20 vite, e cila është 7.2%. Poashtu u tha se ka pasur rënie në investime, Ai foli edhe për eksportin dhe importin e mallrave të cilat këtë vit kanë arritur vlerën prej 1.6 milionë euro. “Importi i mallrave 63 milionë eurove, 382 milionë euro ishte eksporti. Deficiti shënoi vlerën prej 2.26 miliardë eurove. Vlera e përgjithshme e eksporteve dhe importeve 1.6 miliard euro. Gjatë kësaj periudhe shënuan rritke investimet direkte 6.6 milionë euro” Ndërsa numri i llogarive bankare ai tha se ka qenë 2.26 milionë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …