Daut Haradinaj:

Daut Haradinaj e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por thotë se AAK do ta respektojë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e Qeverisë Hoti, por ka thënë se do ta respektojnë. Ai para nisjes së mbledhjes së kryesisë së partisë, e konfirmoi se AAK do të shkojë në takim tek ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani duke thënë se si parti do të respektojnë të gjitha procedurat kushtetuese. Ai tha se AAK-ja do të punojë shumë që të ketë një rezultat të mirë zgjedhor. Megjithatë, Haradinaj nuk dha detaje për kandidatin për kryeministër dhe listën për deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha: Kritika për goditje ndaj autoritetit shtetëror në Kosovë

Hisen Berisha ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila …