Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani kritikon Qeverinë e Isa Mustafës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka drejtuar kritika kundër qeverisjes së Isa Mustafës dhe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Hasani thotë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda këtij viti, por jo vetëm pse ato i kërkon opozita, por për shkak të mungesës së investimeve, premtimet që i ka dhënë Qeveria nuk ka mundur t’i realizojë, prandaj duhet të mbajmë zgjedhjet, tha Hasani për Radio Kosovën. Ai kërkon zgjedhjet si mënyrë për daljen nga kriza politike e institucionale në vend, të cilën e ka shkaktuar kjo Qeveri. Hasani është i vetmi deputet i PDK-së në koalicionin qeveritar me LDK-në që kritikon Qeverinë e Isa Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …