Ambasada amerikane: Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sigurinë globale

Ambasada amerikane: Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sigurinë globale

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit të Kosovës që i jep dritën e gjelbër FSK-së të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Ambasada në një postim në rrjetin social ka publikuar fotografi të ushtrimeve të përbashkëta të FSK-së me ushtarët amerikanë,  duke shtuar se Kosova po demonstron gatishmërinë e saj që të kontribuojë në përgjegjësinë e përbashkët për paqen globale dhe sigurinë, “Vota e djeshme e Kuvendit lejon FSK-në që në partneritet me ushtrinë amerikane të shkojnë në të ardhmen në misione paqeruajtëse – duke demonstruar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në postim. Ndryshe, kontigjenti i parë i FSK-së drejt SHBA-ve pritet të niset në mars.

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …