leoni

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj takon përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në Therandë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj takon përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në Therandë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Therandë, Ramë Vataj sot ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në këtë qytet. Gjatë takimit me 40 ndërmarrës të bizneseve të sektorëve të ndryshëm, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti e qendrës së djathtë, në qendër të programit të saj zhvillimor e ka vendosur mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat paraqesin shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Tutje, ai ka thënë se qëllimi i këtyre masave është eliminimi i procedurave burokratike për bizneset, sidomos për krijimin e bizneseve të reja duke krijuar një skemë e cila ka për synim të mbështesë kryesisht ndërmarrësinë te të rinjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …