Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Enver Hoxhaj ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën bëri të ditur se ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në PDK. Hoxhaj tha se Qalaj do të bëhet pjesë e programit dhe vizionit të rimëkëmbjes politike dhe se me këtë rimëkëmbje politike sektori i sigurisë dhe zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet i qeverisë. Rashit Qalaj deri para pak muajsh ishte në krye të Policisë së Kosovës, ndërsa u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Gjatë ditës së djeshme, Qeveria Hoti zyrtarizoi drejtorin e ri të Policisë, Samedin Mehmetin, teksa Qalaj një ditë më vonë zyrtarizoi aderimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …