Hoti

Deputeti Andin Hoti ka përgënjeshtruar mediet që njoftonin se ai është lënë jashtë listës së PDK-së

Djali i veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotit, deputeti Andi Hoti ka përgënjeshtruar mediet që njoftonin se ai është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të dashur miq,
Shumë të respektuar bashkëkombas,
Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste. Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature. Natyrshëm që do t’jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem ka shkruar deputeti i legjislaturës së tashme, Andi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …