Pas një muaji pushim, sot mbi 345 mijë nxënës në gjithë vendin pritet t'i kthehen bankave shkollore

Pas një muaji pushim, sot mbi 345 mijë nxënës në gjithë vendin pritet t’i kthehen bankave shkollore

Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar të hënën pritet t’u rikthehen bankave shkollore për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Procesi mësimor do të fillojë në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B – mësim i kombinuar, ose në skenarin C – mësim nga distanca. Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të dielën nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të periudhës së dytë mësimore. Përmes një postimi,  ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-COVID për të ruajtur shëndetin. Nxënësit e mësimdhënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sikurse Likaj, edhe ai ka bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi. Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit edhe të dielën nuk ka harruar ta përmendë grevën nëse nuk merren parasysh kërkesat sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …