leoni

Ferat Shala

Ferat Shala: Historia e qytetërimeve njerëzore ka njohur pak prijës e gjeneralë luftërash si Skënderbeu ynë

Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. 553 vjet më parë në Krujën legjendare pushoi zemra e madhe e kryetrimit dhe kryezotit të Arbërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Historia e qytetërimeve njerëzore ka njohur pak prijës e gjeneralë luftërash si Skënderbeu ynë. Lufta e tij çlirimtare si dhe dashuria e pa kusht për Atdheun, qëndrojnë fort në themelet e identitetit tonë kombëtar. Prijësi-mbret mbetët shenjtëria, mburrja dhe krenaria jonë legjendare. Figura e tij sublimon vlerat më të larta të kombit shqiptar në mesin e kombeve të Evropës për më shumë se pesë shekuj e gjysmë.

Edhe në tjetër 17 janar, këtu e 39 vjet më parë, u bë shenjë e zezë në historinë tonë kombëtare. UDB-ja jugosllave vrau në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë tre nga bijtë më të devotshëm që pati kombi shqiptar: Jusuf Gërvallën Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, me veprimtarinë, dhe, më në fund, me flijimin e tyre, u bënë shembëlltyra vendimtare për brezin çlirimtar, i cili më 1999 e bëri realitet lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …