Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar Programin zgjedhor për vitin 2021-2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar të hënën Programin zgjedhor për vitin 2021-2025, duke bërë me dije se partia e tij ka planifikuar një fond prej 1 miliard eurosh për ta nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë. Aleanca hyn me bindjen për fitore në këtë proces. Ju siguroj për punë të kryera si në nivel komunal e nacional. Veçoj disa punë të kryera që besojmë se e meritojmë besimin e qytetarëve. Kemi rreth 24 punë si Ushtrinë e Kosovës, një nga ngjarjet me rëndësi, pronësinë mbi ‘Trepçën’, ku minatorët janë aksionar të 20 për qind të saj. Kemi pavarësinë energjetike të Kosovës. Kryeqytetin e bëmë me ligj. Po vonohet ligji për paga që nuk po gjen zbatim me atë të cilit do zgjidhej statusi financiar i mjekëve e policëve”. Do t’i japim theks të veçantë anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …