Tomë Gashi

Avokati Gashi: Boiken Abazi në mënyrë të kundërligjshme është dëbuar nga Kosova

Avokati, Tomë Gashi ka dorëzuar padi kundër vendimit të Komisionit Qeveritar për Ankesa të të Huajve, në lidhje me deportimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi. “Kemi dorëzuar padi që ka të bëjë me Boiken Abazin, i cili në mënyrë të kundërligjshme është dëbuar me dhunë kemi parashtruar ankesë. Ne kemi shfrytëzuar të drejtën tonë për ankesë dhe kemi dërguar në gjykatë ku kemi paraqitur provat ku do ta bindim gjykatën që kemi të drejtë dhe besoj që gjykata do ta heq vendimin. Një rast si i Bokien Abazit është i rrallë, duke theksuar se Abazi në mënyrë të dhunshme është larguar nga Kosova vetëm se është anëtar i Vetëvendosjes.  Vendimi i qeverisë dhe institucioneve përkatës, ka qenë i ndikuar nga politika dhe një gjë e tillë Boiken Abazit nuk do t’i ndodhte as në Beograd. Kjo nuk është çështje juridike, por politike, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …