LDK

LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur të tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shfaqur shqetësimin e saj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kërcënuar nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur të tij. Gjatë konferencës për medie, përfaqësuesja e LDK-së, Ardita Dushi theksoi se dje është kërcënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ky është institucion i pavarur që nuk guxon të cenohet në punën e tij. Ajo shtoi më tutje se kërcënimi është shkelje kushtetuese dhe ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues. Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se kjo është ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike. Për herë të parë në Kosovë që nga viti 1999 ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së, u tha në mes tjerash gjatë konferencës së LDK-së për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …