KMDLNJ

KMDLNj vlerëson se gjuha që po përdoret ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës është i pashembullt për një vend demokratik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se gjuha që po përdoret ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës është i pashembullt për një vend demokratik dhe ku sundon ligji, prandaj duhet të ndalen të gjitha sulmet në mënyrë që zgjedhjet të mbahen me kohë dhe papengueshëm. Sipas KMDLNj, edhe KQZ si dhe kryetarja Valdete Daka e kanë Ligjin sikur edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe, çdo refuzim i zbatimit të Ligjit bartë përgjegjësi penale sikur që çdo përpjekje, kërcënim, shantazhim apo linçin, si ndaj KQZ –së dhe kryetares Valdete Daka, është sulm i drejtpërdrejtë mbi pavarësinë e këtij institucioni dhe përpjekje për instrumentalizim si dhe futje nën kontrollë politike. “KMDLNj vlerëson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të padrejta dhe se shkelin të drejtat e njeriut në mënyrën më flagrante të mundshme”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …