Pal Lekaj

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Pal Lekaj thotë se është e pabesueshme se në çfarë niveli ka rënë PDK

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar në drejtim të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri. Lekaj tha se kur kishin nevojë për të qëndruar në pushtet, e për të marr vota, Haradinajn e Limajn i kërkonin ku ishin e ku nuk ishin. Kandidati për deputet nga AAK-ja, Pal Lekaj tha se është e pabesueshme se ku ka rënë Partia Demokratike  Kosovës. “Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…! Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës. E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …