Komuna e Vitisë nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me AKEE-në për implementimin e pilot projektit duke përdor sistemin efiçient të ndriçimit

Komuna e Vitisë dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, për zbatimin e pilot projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi i ngushtë midis palëve nënshkruese në implementimin e pilot projektit, duke përdor sistemin efiçient të ndriçimit. Ky projekt, është në pajtim të plotë me zbatimin e Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë dhe është vazhdim i bashkëpunimit në fushën e promovimit të efiçiencës në mes të Ministrisë dhe Komunave të Kosovës e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE).

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …