Kryetari Haliti: Komuna e Vitisë përfituese e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural ( Sired)”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të premten kanë marrë pjesë në Prishtinë një takim të organizuar nga Caritasi Zviceran, që ka pasur për qëllim promovimin e projektit ,,Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural ( Sired)”. Ky projekt realizohet nga Caritasi Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (Austrian Development Agency), në kohëzgjatje trevjeçare. Kryetari Haliti bëri me dije se Komuna e Vitisë, është ndër 10 komunat e Kosovës që do të përfitojnë nga ky projekt duke shtuar se ai ndihet i nderuar që po vazhdon bashkëpunimin e mirë me Caritasin Zviceran dhe me ADA Austriaken duke potencuar se nga ky bashkëpunim përfitojnë qytetarët e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …