Mustafë Shaqiri: Në njëzet vjetorin e Betejës së Shoshajës 24- 28 janar të vitit 2001

Mustafë Shaqiri: Në njëzet vjetorin e Betejës së Shoshajës 24- 28 janar të vitit 2001

Përpjekjet e shqipëtarëve në historinë e tyre janë të njohura. Ato janë ngjarje të rëndësishme historike të mpleksur me rreziqe, të ballafaquar me projekte djallëzore për zhdukjen e shqiptarëve në tërësi, me tragjedi, heroizëm, angazhim të të gjitha potencialeve kombëtare. Si të tilla, këto ngjarje kanë shumë pamje, shumë këndvështrime dhe në varësi nga qasja dalin në opinione shumë të vërteta.
Prandaj ngarjet e tilla kanë kuptime dhe duhet të shënohen dhe të ruhen sepse janë pjesë e pandashme të të së vërtetës tonë historike. dhe kjo e vërtet, sado që kalon kohë dhe duket si e largët, sa herë i kujtojmë ato janë aq e freskët po aq dhe të çmuara.
Lufta jonë çlirimtare duke u mbështetur nga populli në mbrojtje të të drejtës historike, ajo u njoh edhe nga faktori ndërkombtarë si një luftë e drejtë dhe e pastër, e cila mobilizoi shumë të rinjë dhe të reja nga të gjitha viset e banuara me popullatë autoktone shqiptare.
Në kuadër të këtij mobilizimi, vijat e frontit vazhdimisht shtoheshin. Pas betejës së fshatit Bukoc të datës 08.12. 2000, njësitet tona UÇPMB-së, ecnin hap pas hapi në clirimin e vendbanimeve shqiptare, të cilët vazhdimisht provokoheshin nga forcat ushtarako-policore serbe. Në këto rrethana, më datë 06-01-2001 nën udhëheqjen e Bardhyl Osmanit- Kom.Dellta u organizua një rreshtim me kompanin e dytë të batalionit të dytë, në kuadër të Brigadës 113- Ibrahim Fejzullahu, të cilët hynë në fshatin Shoshajë.
Banorët e këtij fshati, papërjashtim ofruan përkrahje dhe mbështetje si nga ana teknike dhe logjistike ashtu dhe me mobilizim me luftëtarë të rinjë. Shtëpitë e tyre u bënë shtëpi tona, ushqimi i tyre u bë ushqim I përbashkët, por dhe radhët tona u shtuan në kuadër të kapiciteteve luftarake.
Pas vendosjes së luftëtarëve të UÇPMB-së në pikat e mbrojtjes, forcat ushtarako-policore serbe filloi ta provokonin situatën ndaj pozicioneve tona përmes sulmeve diversante me qëllim për të për të krijuar pasiguri dhe humbje ndaj luftëtarëve tanë.
Natyrisht, njësitet tona nuk ishin të papërgaditur dhe pa njohuri të kësaj lloj lufte. Në këtë drejtim, në një natë të ftohtë të datës 19 Janar të vitit 2001, para se të zbardhte dita nën drejtimin e Bardhyl Osmanit një njësit I luftëtarëve të lirisë, hynë po thuajse në thellësi të pozicioneve të forcave serbe afër fshatit Corroticë dhe përmes një aksioni të shpejtë tmerruan dhe iu shkaktuan humbje të konsiderueshme forcave serbe. Nga ana e luftëtarëve të UÇPMB-së, ishte vetëm një I plagosur lehtë, Isa Sylejmani.
Si kundër përgjigje ndaj këtij aksioni, forcat ushtarake-policore serbe të nesërmen filluan të mobilizoheshin me të gjitha mjetet duke filluar nga makineritë e blinduara sic ishin tanksat e të tjera, por dhe me njësite elite, të cilët planifikonin një sulm masiv kundrejtë luftëtarëve çlirimtar. Në realizimin e këtij operacioni, forcat serbe rrethuan në tre anë fshatin shoshaj: nga ana veriore mbi fshatin Raincë, nga ana lindore nga fshati Corroticë dhe nga ana jugore nga fshati Tërlla. Të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk ishin më larg së 150 metra distancë , të cilët që në tri drejtimet që pritej sulmi ishim të pozicionuar me të gjitha kapacitete luftarake sa kishin brenda këtij fshati.
ofroheshin me të gjitha më shumë forcat ushtarake e policore me makineri autoblinda, tankse e ushtri nga formacionet e ndryshme speciale, beretat e kuqe etj., të cilët planifikonin një sulëm me përmasa tokësore dhe numër vazhdimisht në ardhje nga të gjitha krahët, nga ana veriore mbi Raincë, ana lindore tek Pishat si dhe ana jugore nga Tërllat, në të tri anët kishte ardhje, ushtarët tanë ishin përballë tyre jo më larg se 150m vijë ajrore, ashtu edhe ne e kishim mbrojtjen në tre pika kryesore, ana veriore tek Varrezat e fshatit, ana lindore pozicioni ishte tek Pishat në kodër si dhe ana jugore ku vazhdonte vija deri tek brija e Bukocit ku operonte Batalioni i dytë i Bukocit.
Në mëngjesin e 24 Janarit 2001 filloi ofanziva me granatime fillimisht, pastaj u vërsulën nga lindja drejtë pozicioneve tona me tankse e autoblinda, dhe u ofruan në një distancë aq të afërt saqë u ndëgjoheshin edhe britmat e tyre, ditën e parë kësaj fortune ushtarake i përballoi Bardhyl Osmani, kom. Dellta, me ushtarë të cilët ishin të vendosur për një luftë deri në vdekje.
Në fund të ditës pushuan luftimet sa për t’u përgatit për të nesërmen. Në mbrëmjë erdhi në ndihmë kom.Terri, me njësitin nga Zhegra e Gjilanit në mbështetje edhe disa luftëtarë që ishin në pikën e Maxherës të ardhur nga Vokshi i Deçanit, si Bashkimi, Qerimi, Uki, Avdulla Zogaj nga Lladrovci me njësitin e tij, Adush Musahu si komandant i policisë ushtarake dhe të gjithë luftëtarët vendas të Shoshajës, Raincës, Bukurocës, Corroticë, Shoshajë e Poshtme, Rahovicë, Strezocës etj.
Nga data 24 Janar deri 28 Janar katër ditë rresht luftime ishin të pandërprera. Granatimet vazhdonin pa asnjë pushim gjatë tërë ditës, e cidomos Brenda fshatit ku ishin civilët shqiptarë si pleq, fëmijë. Në këto këto luftime që zgjatën katër ditë e katër netë, nga ana jonë kishim vetëm dy luftëtarë të plagosur, Ramadan Mehmeti nga fshati Strezoc dhe Bashkim Mazrekaj nga Vokshi i Deçanit.
Ndërsa nga ana e armikut humbjet ishin aq të mëdha saqë ditën e pestë u detyruan të tërhiqen në distance dhe ti mbledhin mbeturinat e djegura, që e morën një mësim të merituar ku deri në përfundim të luftës mbetën vetëm përballë pozicioneve tona.
Andaj në këtë datë përkujtimi respekt për gjithë luftëtarët, të plagosurit e tjerë që morën plagë gjatë luftimeve tjera në Shoshajë, si Shabani e Musa. Mirënjohës u jemi edhe banorëve të këtij fshati, të cilët pa mbështetjen e tyre kjo betejë e lavdishme nuk do të kishte një përmasë të tillë.
Lavdi të gjithë të rënëve të luftës çlirimtare.
Mustafë Shaqiri- Shpëtimi, Kom. i Zonës Operative të Preshevës dhe Zv. Kom. i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …