Bilall Sherifi thotë se Partia Demokratike të Kosovës e ka keqpërdorur gatishmërinë e Nismës për të bërë koalicion

Bilall Sherifi thotë se Partia Demokratike të Kosovës e ka keqpërdorur gatishmërinë e Nismës për të bërë koalicion

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka thënë që megjithëse kishte gatishmëri nga kjo parti për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo nuk ndodhi. Ai ka thënë mbrëmë se PDK-ja e ka keqpërdorur në mënyrë të vrazhdë gatishmërinë e Nismas për të bërë koalicion së bashku. “Para se të shpallej aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Thaçin dhe të tjerët, kemi pasur një takim në të cilin kemi qenë unë dhe Fatmir Limaj bashkë me Enver Hoxhajn dhe Sami Lushtakun. Kemi biseduar për mundësinë për të harmonizuar hapat e bashkëpunimit. Hoxhaj, ka thënë që duan bashkëpunim strategjik me Nismën. Për 15 minuta e kemi kryer këtë çështje. Pastaj, në takimin e dytë ndryshuan gjërat dhe këtë nuk na e kanë sqaruar as në tavolinë as publikisht. Në takimin tjetër, Hoxhaj tha që e kemi hapur një debat në kryesi dhe erdhëm të marrim mendimet e juaja. Më pas, ata nuk u lajmëruan në takime zyrtare, e ato private që ka pasë Limaj nuk i komentoj”, ka thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …