Arian Zeka

Arian Zeka: Tubimet elektorale të partive politike në sallat e hoteleve, gjatë masave kufizuese janë dyfytyrëshe

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka deklaruar për mediet se tubimet elektorale të partive politike në sallat e hoteleve, gjatë masave kufizuese lidhur me përhapjen e pandemisë së virusit korona konsiderohen të padrejta. Ai thotë se këto tubime janë dyfytyrësi e partive politike. “Është dyfytyrësi e të gjitha partive politike që veprojnë në këtë mënyrë, e posaçërisht e atyre që kanë qenë pjesë e pushtetit ose pjesë e institucioneve, për gjatë vitit 2020, përkatësisht që nga muaji mars, sidomos nga ata që i kanë marr ato vendime për kufizimin e aktiviteteve ekonomike, e të njëjtit janë ata që i shkelin ato vendime”, thotë Zeka. Po shohim që po aplikohen edhe gjoba ndaj tyre, por gjoba si e tillë nuk do të duhej të kishte kurrfarë efekti për aq kohë për ato parti nuk është e vetëdijshme për veprimet që i marrin, e për aq kohë sa janë të vetëdijshme se janë mbyllur mijëra vende të punës, pikërisht në sektorin e gastronomisë, në atë të shërbimit të ushqimit, janë sallat e hoteleve ku për shkak të reduktimit të numrit të vizitorëve ose veprimeve të tjera kufizuese janë ballafaquar me reduktim gati absolut të të hyrave të tyre dhe është dashur t’i mbyllin vendet e punës”, tha ai.( Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …