Fatmir Limaj: Do të punojmë çdo ditë që zëri i çlirimtarëve të dëgjohët sa më fuqishëm

Fatmir Limaj: Do të punojmë çdo ditë që zëri i çlirimtarëve dhe i vlerës së UÇK-së të dëgjohët sa më fuqishëm

“Më shumë se kurrë sot kauzës sonë i duhet mbështetja që po na jep Vitia dhe Anamoravë në përgjithësi, që zëri i çlirimtarëve të jehojë fuqishëm në Kuvend dhe kudo në kryeqendrat evropiane ku diskutohet për Kosovën”, kështu ka thënë lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se Nisma ka dalë me kauzën për rikthimin dhe fuqizimin e të kaluarës sonë. Limaj ka pohuar se “zërat në rritje që po na thonë se na keni lodhë me luftën e UÇK-së, janë duke na thënë harrone të kaluarën dhe historinë e lavdishme, por e kanë të kot, sepse ne jemi këtu, ne jemi ata që bashkë me njerëzit e mirë të Anamoravës dhe gjithë vendit, do të punojmë çdo ditë që zëri i çlirimtarëve dhe i vlerës së UÇK-së të dëgjohët sa më fuqishëm”, ka deklaruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …