The Jerusalem Post: Serbia ka bërë përpjekje për ndaljen e njohjes së Kosovës nga Izraeli

Gazeta më e madhe izraelite “The Jerusalem Post” ka njoftuar se Serbia ka bërë përpjekje për ndaljen e njohjes së Kosovës nga Izraeli. Kjo gazetë shkruan se në shtator të vitit të kaluar, burime të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator.  Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem. Gazeta “The Jerusalem Post” gjithashtu njofton se të hënën, më 1 shkurt, bëhet nënshkrimi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …