Kryeministri Avdullah Hoti, takon ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi

Kryeministri Avdullah Hoti, takon ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Abdelaziz Alshamsi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi. Me këtë rast, Hoti e ka falënderuar ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. Ai ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës. Kryeministri Hoti dhe ambasadorja Alshamsi janë pajtuar se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …