Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Do të jemi unikë në Drenas e në Drenicë, sepse kështu na mësuan liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në tubimin e PDK-së në Drenas bashkë me shumë mësimdhënës nga të gjitha vendet e Kosovës, ka thënë se PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas. Në fjalën e tij hyrëse, Lladrovci tha se Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, të ndryshëm. “Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave dhe  do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garanoj që PDk do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj.”, ka thënë Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …