Alim Rama dhe Sami Kutreshi sërish i “vërsulen” kryetares të KQZ-së, Valdete Daka

Alim Rama dhe Sami Kutreshi sërish i “vërsulen” kryetares të KQZ-së, Valdete Daka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës. Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta. Ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.  Ndërkohë, përfaqësuesin i Vetëvendosjes  në KQZ, Alim Rama  tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur “kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer”. Ndërkohë, Sami kurteshi i Vetëvendosjes ka thënë se mbledhja është mbyllur në mënyrë qyqare. Ti vet ke deklaruar që je personi më i urryer”, ka thënë Kurteshi, duke shkëputur nga kontesti një fjali të zonjës Daka e cila e mllefosur kishte shprehur shqetësimin e saj ndaj sulmeve të vazhdueshme  të këtyre dy zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …