Gjykata Speciale e refuzon kërkesën e nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale e refuzon kërkesën e nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi. Vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim nga paraburgimi të Haradinajt është e nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Michele Picard. Specialja ka përmendur daljet e Haradinajt në konferenca dhe komentet e tij lidhur me Gjykatën Speciale për arsye të mos-lirimit të tij. Vlen të theksohet se Haradinaj e Gucati po mbahen në paraburgim pas arrestimit të tyre në Prishtinë lidhur me publikimin e disa dokumenteve konfidenciale të Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …