Historiani francez, Serge Métais thotë se Gjykata Speciale kundër UÇK-së, mund të shndërrohet në “mekanizëm djallëzor"

Historiani francez, Serge Métais thotë se Gjykata Speciale kundër UÇK-së, mund të shndërrohet në “mekanizëm djallëzor”

Historiani i njohur francez,  Serge Métais, në një intervistë botuar në “Mediapart” në Francë, ka thënë se Gjykata Speciale nuk është krijuar nëpërmjet ndonjë rezolute të Kombeve të Bashkuara  dhe  nuk është ngritur as nëpërmjet ndonjë traktati mes shteteve. Ajo është një institucion i Republikës së Kosovës. Është krijuar me një ligj të votuar nga Kuvendi i Kosovës. Gjithçka që është e bërë me ligj, mund të zhbëhet me ligj. Nuk ka asnjë mekanizëm institucional mbishtetëror që të mund ta pengojë shkrirjen e Gjykatës së Posaçme dhe transferimin e dosjes së akuzës te gjykatat e Kosovës në Prishtinë. Dhe kjo, që nga momenti në të cilin Kuvendi i Kosovës do të votonte një ligj në këtë drejtim. Kjo gjykatë është  “mekanizëm gjyqësor” i cili mund të shndërrohet në “mekanizëm djallëzor, kështu e quaj  unë një gjykatë të posaçme që mund të katandiset të veprojë me gjaknxehtësi, me teprime, me pushtet të pakufizuar, me humbje të sensit të masës. I tillë do të ishte, për t’i thënë gjërat më shkoqur, një dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit. E gjitha kjo është e mundshme, në bazë të një aktakuze që konsideron se ata kanë ngritur e drejtuar një “sipërmarrje të përbashkët kriminale,  fajtore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mospranimi për t’u dhënë të akuzuarve lirimin me kusht,  nuk ndjell asgjë të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …