leoni

Albin Kurti: Ne po vijmë, ata po shkojnë, ndryshimi që kanë kërkuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më afër

Albin Kurti: Ne po vijmë, ata po shkojnë, ndryshimi që kanë kërkuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më afër

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie më 14 shkurt. Në tubim elektoral të mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ai ka thënë se pas të dielës do të jetë  kryeministër i të gjithëve. “Ne po vijmë, ata po shkojnë. Këtë të diele do ta kujtojnë gjeneratat pas nesh se si populli është bërë bashkë. Ne kemi lëvizur drejt. Do të jem kryeministër për të gjithë ”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se ndryshimi që kanë kërkuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më afër. “Pas 10 ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju, nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë Krejt dhe Drejt”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …