Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkon që masat rigoroze kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë edhe me tutje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkon që masat rigoroze kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë edhe me tutje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është deklaruar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Ndër të tjerash Zemaj bëri të ditur se do të vazhdojnë masat anti-COVID të cilat janë tani dhe kërkoi nga inspektorët dhe zyrtarët policorë që të mbikëqyrin në përpikëri respektimin e tyre. Ai ka thënë se ka ulje të lehtë të rasteve, teksa ka shtuar se masat kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë. “Ka ulje të rasteve me COVID-19 në 1.16 për qind. Sipas situatës aktuale, duhet të vazhdohet masat rigoroze. Distanca fizike ka filluar të mungojë, maskat gjithashtu”, u shpreh Zemaj. Zemaj tregoi përqindjen e të infektuarve në institucione dhe në familje. Ai shtoi se bazuar në situatën epidemiologjike dhe me të njëjtat standarde me vendet evropiane duhet të vazhdohen masat  rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve sipas rezultatit nëpër komuna, duke i klasifikuar ato në bazë të tri mënyrave të cilat ne po i përdorim, kuq verdh dhe gjelbër.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …