Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 26 shkurt 2021 (e premte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite: Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve; Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale 01 Nr. 80/20, e datës 29.06.2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01687-3 në Zonën Kadastrale Rahovec; Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën e Rahovecit; Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga qiraja mujore për bizneset dhe personat fizik të cilat shfrytëzojnë pronën e paluajtshme të Komunës dhe Informatë për Zonën e mbrojtur “Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë”.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …