RKL: Kush i ka shpërfillur dhe po i shpërfillë deklaratat e ish-kryetarit i bordit të gjyqtarëve të EULEX-it, anglezit, Malcom Simmons?

Simmons: Ka ardhur koha që Kosova t’i thotë BE-së jemi lodhur nga lojërat e juaja

Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons ka shkruar se ka ardhur koha që Kosova t’i thotë BE-së jemi lodhur nga lojërat e juaja. “A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së”?”, ka shkruar mes tjerash ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons. Ai ka shfaqur disa herë vërejtje dhe kritika ndaj parregullsive dhe skandaleve në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX si dhe kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …