29 vjet nga Referendumi i shqiptarëve të Kosovës Lindore në të cilin u kërkua e drejta e bashkimit më Kosovën

29 vjet nga Referendumi i shqiptarëve të Kosovës Lindore në të cilin u kërkua e drejta e bashkimit më Kosovën

Para 29 vjetësh, shqiptarët e Kosovës Lindore në vigjilje të shkatërrimit të Jugosllavisë me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Referendumi i 1-2 marsit 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve. Iniciativa ishte e popullit që shtypej çdo ditë e më shumë dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. por mos demokratizimi i Serbisë ishte pengesë e Referendumit. Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP-së dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 maj 2001, por ajo nuk u përmbushë në praktikë, pasi që nuk u respektua nga pala serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Waters: Verdikti në Hagë do të ketë pasoja politike, por gjykata nuk do ta ndryshojë narrativën historike

Profesori Timothy Waters ka deklaruar se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe …