Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari në tekstet shkollore të historisë, nuk është pasqyruar sa duhet

Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari në tekstet shkollore të historisë, nuk është pasqyruar sa duhet

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica e familjes Jashari në tekstet shkollore të historisë, nuk është pasqyruar sa duhet. Sa herë është hapur diskutimi për këtë çështje ka pasur edhe vërejtje për trajtim joadekuat të Epopesë së UÇK-së të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz. Në 23 vjetorin e heroizmit të familjes Jashari mësimdhënësit në çdo shkollë të Kosovës flasin me nxënësit për këtë temë. Mirëpo në tekstin e historisë së klasës së nëntë vetëm pak rreshta i kushtohen Epopesë së Jasharajve. Në Institutin Albanologjik vlerësojnë se Epopeja e Jasharajve dhe lufta e UÇK-së në përgjithësi nuk është pasqyruar sa duhet në librat e historisë. Prej vitesh ka pasur kritika për pasqyrim të mangët në tekstet e historisë të ngjarjeve që lidhen me sakrificën e Jasharajve apo luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …