Matthew Palmer: Forma se si duhet të bëhet asociacioni është forma e cila dakordohet mes palëve

Matthew Palmer: Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë e pranueshme nga dy palët

Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje për Prishtinën dhe Beogradin dhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë e pranueshme nga udhëheqja dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Matthew Palmer, emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. I pyetur nëse ka një afat për arritjen e një marrëveshje, ai tha se “nuk beson se ka një afat” por që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë atë “një çështje urgjente”. Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i dërguari i tij Mirosllav Lajçak dhe se ai shpreson që të dy palët të vazhdojnë negociatat së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …