Avdullah Hoti: Sakrifica e jashtëzakonshme e familjes Jashari është e përmasave historike që e tejkalon çfarëdo sakrificë që mund të bëjë njeriu

Avdullah Hoti: Sakrifica e Jasharëve është e përmasave historike që e tejkalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë njeriu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij, kanë nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Hoti para mediave tha se të bëmat e kësaj familje janë të përmasave historike. “Erdhëm për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të krejt qytetarëve dhe kombit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur se tejkalon çfarëdo sakrificë që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit”. Hoti falënderoi për prezencën edhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin. Bashkë me të homazhe bënë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi. Përveç udhëheqësve shtetërorë, në Ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së homazhe bënë edhe shoqata të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …