Selim Pacolli: Ideja e taksës në hyrje Prishtinës në mandatin aktual nuk mund të realizohet

Selim Pacolli: Ideja e taksës në hyrje Prishtinës në mandatin aktual nuk mund të realizohet

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës që do të vendoset në hyrje të Prishtinës. Ai ka thënë se ideja ka qenë e subjektit që qeverisë me kryeqytetin, por se nuk e sheh si zgjidhje të qëndrueshme. “Në konceptin tim politik, taksa nuk është zgjidhje, mirëpo ka qenë ide e subjektit politik që qeverisë sot me Komunën e Prishtinës, dhe është paraparë që në çdo hyrje të qytetit të ketë një garazhë apo auto parking, ku do të parkoheshin automjetet të cilat janë të shumta që hyjnë në qendër dhe nga aty  të organizohet transporti publik”, tha Pacolli. Ai ka thënë se me tiketën që do të paguhej parkingu do të shfrytëzohej e njëjta për autobus (urban) kudo në Prishtinë. Por sipas tij, kjo do shumë kohë dhe analizë dhe për këtë, në mandatin aktual nuk mund të realizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …