FSK: Në shënim të 8 Marsit u mbajt Konferenca: “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

FSK: Në shënim të 8 Marsit u mbajt Konferenca: “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

Me rastin e 8 Marsit –Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në ambientet e Kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, u mbajt Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”. Rëndësinë e konferencës e shtoi pjesëmarrja e ish-presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministres së Mbrojtjes, Sadika Kofrc, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe oficereve dhe zyrtareve të Ekipit Këshillëdhënës të NATO-s.Konferenca e udhëhequr nga sekretarja  Ukimeraj, para vajzave dhe grave zyrtare dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, fjalime mbi rolin e gruas në institucionet e sigurisë, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, mbajtën ministri Quni dhe gjeneral Rama. Në vazhdim, konferenca zhvilloi punimet në formatin interaktiv me komente e pyetje nga ana e të pranishmeve  adresuar ish-Presidentes Jahjaga dhe anëtarëve tjerë panelit përkatës.

Në vazhdim ajo, u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga moderatorja dhe të pranishmet, pyetje të cilat ishin të fokusuara në përvojën e saj si president e vendit, sfidat dhe përparësitë si grua, rolin e saj në vendimmarrjen shtetërore në periudha të veçanta për procesin politik dhe institucional të vendit nga pozita e presidentes. Konferenca përkatëse, nga të gjithë u vlerësua e suksesshme duke u përmbyllur me vendosjen e luleve te memoriali “Heroinat” nga ana e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në përkujtim dhe nderim të rreth 20 mijë grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …