Armend Mehaj: Ushtarakët tanë cilët studiojnë në Mbretërinë e Bashkuat janë aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës

Nesër mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësorë jashtë vendit

Të martën mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit Ceremonia mbahet më 9 mars 2021, duke filluar në ora 10:45, në sallën e sporteve në kazermën “„Adem Jashari“, në Prishtinë. Fjalë rasti do të mbajë ushtruesja e detyrës së presidentes të vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama. Ndryshe, Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama javë më parë ka bërë kishte bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj. Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë. Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …