Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku i paraqesin kandidaturat e tyre për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku i paraqesin kandidaturat e tyre për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e djeshëm të kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kanë paraqitur kandidaturat për kryetar të partisë. Në komunikatën e LDK-së thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kjo mbledhje është mbajtur me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të këtij subjekti politik. Sipas njoftimit në mbledhje gjithashtu është thënë se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …