Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Presim reagimin e duhur nga UEFA ndaj Spanjës, Kosova është vend i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së i ka reaguar Federatës së Futbollit të Spanjës e cila i është referuar Kosovës si territori i Kosovës, kur ka paralajmëruar zbulimin e listës për tri ndeshjet e marsit. Hoxhaj pret reagimin e UEFA’s derisa kujton se Kosova është vend i pavarur. “Të zhgënjyer me sjelljen destruktive të Spanjës ndaj Kosovës edhe kur bëhet fjalë për sport. Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe ky fakt nuk do të zvogëlohet nga kjo lloj sjellje. Pres reagimin e duhur nga UEFA”, shkroi ai në Twitter. Spanja e Kosova takohen më 31 mars në Seville në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në takim me Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë, largohen së bashku drejt Orikumit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Jared Kushner dhe Ivanka Trump …