Duda Balje

Duda Balje: Ka filluar të prishet plani i Listës Serbe nga institucionet kompetente të Kosovës

Duda Balje është optimiste se Gjykata Supreme do të marrë vendimin e ngjashëm me të PZAP për anulimin e votave në pesë komuna. “Unë po dua të besoj që ata janë profesionistë dhe jam e sigurt se ata do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë”, tha Balje. “Mendoj se është skandaloze çfarë ka bërë zonja Hoxhiq në kohën e kampanjës dhe në kohën e votimit e tash po merr rezultatin e punës që ka bërë. Ne kemi shfrytëzuar drejtat tona duke shkuar në PZAP dhe kemi marrë vendimin e mirë”, theksoi ajo. “Plani i Listës Serbe për të cilin unë kam fol edhe para zgjedhjeve ka nis të prishet nga institucionet e Kosovës që janë kompetente”, shton Balje.

Kontrolloni gjithashtu

FSK do të realizojë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës nga 11 deri më 13 prill 2025

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se, nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca …