Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Prepotentët dhe pushteti në Kosovë!

Pa pushtet, “s’ka lezet”.

Respektin ndaj njëri tjetrit, se kanë pasur asnjëher. Tani po shpërfaqet edhe interesi i zyrtarëve të lartë, mbrenda subjekteve politike të cilat i humbën zgjedhjet.

Po shihet shumë qartë se, vetëm interesi i pushtetit i ka mbajtur bashkë edhe zyrtarët e subjekteve politike që i humbën zgjedhjet.

PREPOTENTËT e skenës politike.

Asnjëher, ama bash asnjëher, s’kanë qenë bashkë për interesin shtetëror, tani po shihet se si, këta MUJSHAR të pangopur, s’kanë qenë të bashkuar as edhe mbrenda për brenda subjekteve politike, që i’u takojnë.

Të dalldisurit me humbjen e pushtetit, apo mos arritjen e votave për tu zgjedhur deputet, po tregojnë jo vetëm mos respekt ndaj votuesve të tyre, por po tregojnë – shpërfaqin edhe mos edukatë, ndaj vetes së tyre.

Duhet ta dini, ju të dalldisur se humbja e pushtetit, nuk është fundi i botës.

Tani gradualisht po del në sipërfaqe!

 “Qytetarët që kanë zgjedh të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk kanë qenë viktimë, kanë qenë bashkëpunëtor të jauj”!

“ Krimi i organizuar në politikë, ka emra të ndryshëm anembanë botës. Në Itali quhet “Camorra”, në Amerikë “Mafia” dhe në Kosovë deri tani është quajtur qeveri.

Me krijimin e qeverisë së re, mbetet të shihet!

Si dhe sa do punohet për qytetarët dhe për shtetin.

Ju lakmitar e mujshar!

Shumë nga ju, s’do ktheheni kurrë në postet zyrtare.

Mos harroni!

Edhe pa pushtet, jeta ka “lezet”.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …