Antonio Guterres

Antonio Guterres: Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve

Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të arrijnë në prag të urisë ekstreme dhe vdekjes”, tha ai në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Guterres tha se mbi 30 milionë njerëz në dhjetëra vende janë “vetëm një hap larg” urisë. Derisa konfliktet nxisin pjesën më të madhe të urisë, “tronditjet klimatike dhe pandemia COVID-19 po u shtojnë karburant flakëve”, tha Guterres. Saheli, Sudani i Jugut, Jemeni dhe Afganistani janë ndër vendet dhe rajonet më të prekura. Guterres bëri thirrje për grumbullimin e 5.5 miliardë dollarëve fonde për të shmangur katastrofën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …