Reuters: Kosova e ndjek shembullin e Amerikës dhe Guatemalës me hapjen e ambasadës në Jerusalem të Izraelit

Reuters: Kosova e ndjek shembullin e Amerikës dhe Guatemalës me hapjen e ambasadës në Jerusalem

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ‘Reuters’ i ka përkushtuar një artikull Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem të Izraelit të dielën. Siç raporton ‘Reuters’, Kosova e ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, duke u bërë kështu shtetet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izrael-Palestinë. “Kosova, me shumicë myslimane, premtoi që të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur arriti marrëveshje diplomatike me Izraelin, nën sponzorizimin e SHBA’ve”, thuhet në artikull. Tutje, ata kanë cituar postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në ‘Twitter’, të cilët shkruanin se “premtimi i dhënë në Zyrën Ovale sot është përmbushur përfundimisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …