Enver Hoxhaj: Arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovë

Enver Hoxhaj: Arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se çështja e mosvotimit të Vjosa Osmanit për presidente është temë e mbyllur dhe sipas tij ky mbetet qëndrim i PDK-së. Hoxhaj tha se arsyeja që PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës është se ajo nuk reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës. ”Qëndrimi i PDK-së është super i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike.Besoj që e kemi pasur debat të gjatë në takimet e kryesisë së PDK-së, e kemi folë në Këshillin Drejtues dhe kjo temë është e mbyllur. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka asnjë vlerë. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …