Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e thërret mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm për të zgjedhur Kryesinë e re

Lumir Abdixhiku, e thërret mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të zgjedhur Kryesinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, e cila do të mbahet nesër (e shtunë) në orën 14:00. Në rend të ditës do të jenë, platforma e kryetarit të ri të LDK-së dhe zgjedhja e Kryesisë së re. Po ashtu, kujtojmë se kryetari Abdixhiku pritet sot të mbaj një takim konsultativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …