Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qendroi në një vizitë zyrtare në Republikën e Italisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qendroi në një vizitë zyrtare në Republikën e Italisë

Me ftesë zyrtare të homologut të tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ishte në vizitë zyrtare katërditore në Republikën e Italisë. Me këtë rast, me nderimet më të larta ushtarake, ai u pritë nga autoritetet më të larta ushtarake italiane.

Në takimet përkatëse u diskutua për format e implementimit të planit të veprimit në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të dy forcave.  Nga ana e tij, gjeneral Rama, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të shtetit dhe forcave italiane për rolin e tyre të madh në kuadër të misionit të KFOR-it në përgjithësi si dhe për kontributin e madh për ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së në veçanti.  Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi me progresin e FSK-së në realizimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, kapaciteteve aktuale dhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse duke theksuar nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes nga pala italiane në këtë aspekt. Me këtë rast ai, theksoi objektivin strategjik për të ndërtuar forcat tona sipas standardeve më të avancuara dhe të ndërveprueshme me forcat e vendeve të NATO-s, për të qenë kompatibile për operacione të përbashkëta paqeruajtëse.  Nga ana e autoriteteve italiane, u vlerësuan lart të arriturat e deritashme të FSK-së si forcë profesionale në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.  Në fund të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në mes të dy forcave të thellohet dhe intensifikohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …