Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Rashiq: Çdo vendim në Kosovë shkon përmes Beogradit

Deputeti serb, Nenad Rashiq ka vlerësuar se asgjë nuk mund të realizohet në Prishtinë, pa shkuar përmes Beogradit. Në një emision mbi çështjen e zgjedhjeve të paralajmëruara të Serbisë në Kosovë të transmetuar në RTK, ai ka thënë se asgjë nuk po realizohet për serbët në Kosovë, pa ndërhyrjen e Serbisë. Rashiq, i njohur për qëndrimin e tij lojal ndaj institucioneve të Kosovës, ka thënë se në cilësinë e kryetarit të Partisë Progresiste Demokratike kishte shkuar tri herë te kryeministri, Isa Mustafa, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asgjë. Sipas tij, kjo është arsyeja që e ka shtyrë t’i bashkohet subjektit ‘Lista Srpska’. “Unë pastaj kam hyrë sepse kur kuptova se kurrfarë interesi nuk mund të realizoj në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit dhe çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, është shprehur Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …